Koronavirusi, PD denoncon Ramën: Po e kthen spitalin e Kavajës në karantinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka hedhur sulme në adresë të qeverisë, duke bërë me dije se me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, qeveria po e kthen spitalin e Kavajës në karantinë për raste të mundshme të koronavirusit në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetin social, Bardhi shkruan se ky është një akt i papërgjegjshëm, pasi qeveria po vë potencialisht në rrezik jetët e qytetarëve të Kavajës. Në fund të statusit të tij, Bardhi i sugjeron Ramës që karantinën për koronavirusin ta bëjë në Surrel, atje dhe ku ndodhet vila e kryeministrit.

STATUSI I PLOTË:

Sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.

Kjo është papërgjegjshmëri!

Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.

Ky është një provokim i rëndë për Kavajën!

Share This Article