Koronavirusi/ Përgjysmohen rastet e reja në Lombardi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe nga Lombardia e Italisë, që është rajoni më i prekur nga koronavirusi, duket se po vijnë lajme të mira. Këshilltari për Mirëqenien i këtij rajoni, Giulio Gallera tha se rastet pozitive po rriten, duke shkuar në 27.206.

Kjo është një rritje me 1691 raste. Por sipas gazetës Il Giornale, kjo është më e ulët se shifra e një dite më parë, kur rritja ishte me 3200 raste. Kjo do të thotë thuajse përgjysmim i rasteve të reja.

Vdekjet kanë arritur në 3456, një rritje me 361. Por një ditë më parë, rekordi negativ ishte 546 raste në një ditë.

Gazeta shkruan se këto numra japin shpresë, por duhet pritur deri të martën për të parë nëse ky është trend.

Java tjetër duket se do jetë decizive jo vetëm për Lombardinë, por për mbarë Italinë.

© SYRI.net

Share This Article