Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro teston pozitiv me koronavirus
Ai e bëri testin, për të katërtën herë, të hënën, pasi zhvilloi simptomat, përfshirë edhe temperaturë të lartë.
Bolsonaro ka përsëritur vazhdimisht rreziqet e paraqitura nga virusi, duke e quajtur atë “një grip të vogël” dhe duke thënë se ai nuk do të preket seriozisht nga ai.
Ai gjithashtu u ka kërkuar qeveritarëve rajonalë të lehtësojnë bllokimet, të cilat ai thotë se dëmtojnë ekonominë dhe të hënën ai tërhoqi rregullat për të mbajtur maskë për fytyrën.
Bolsonaro bëri njoftimin të martën në një intervistë televizive. Ai tha se ethet që ai kishte përjetuar tani kishte rënë dhe se ndjehej “shumë mirë”.
Në prill, ai tha se edhe nëse do të infektohej nga virusi, ai “nuk do të shqetësohej pasi nuk do të ndiej asgjë, më së shumti do të ishte si një grip i vogël ose pak i ftohtë”.
Kur bëri vërejtjen, numri i vdekjeve të lidhura me Covid-19 ishte ende nën 3000 dhe numri i infeksioneve ishte rreth 40,000.
Por numrat janë rritur shumë që nga atëherë. Që nga e hëna, numri i vdekjeve ishte mbi 65,000 dhe infeksionet ishin mbi 1.6 milion, duke e renditur Brazilin të dytin në botë, pas Shteteve të Bashkuara.
Megjithë numrat në rritje, Presidenti Bolsonaro ka argumentuar se bllokimet rajonale kanë një efekt më të dëmshëm sesa vetë virusi, dhe akuzoi mediat për përhapjen e panikut dhe paranojës./BBC