Koronavirusi, pse ky vikend është sfidues në Britani?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia britanike po përballet me një nga sfidat e tyre më të mëdha të bllokimit këtë fundjavë, pasi moti me diell rrezikon të tërheq turmat në parqe.

Shefi i policisë në Devon dhe Cornwall, Constable Shaun Sawyer i tha BBC-së se është një “fundjavë thelbësore”, duke u kërkuar njerëzve që të luanin rolin e tyre dhe të shmangnin udhëtimet.

Kurse zyrtarët e Qeverisë kanë thënë se “qëndrimi në shtëpi është një udhëzim, jo ​​një kërkesë”.

Një parashikim i motit të ngrohtë në pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar këtë fundjavë ka çuar në paralajmërime nga këshillat lokale, agjencitë e turizmit dhe policia duke i bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë larg zonave bregdetare, parqeve kombëtare dhe destinacioneve të tjera të vizitorëve.

Zyrrarët shprehen se të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi aty ku është e mundur, dhe të largohen vetëm nëse kanë një “justifikim të arsyeshëm”, siç është stërvitja ose blerja e nevojave themelore.

Shifrat e fundit treguan se 3.605 persona me virus tani kanë vdekur në Britani, me 684 vdekje të regjistruara të Premten, kurse janë 38168 raste të konfirmuara me Covid-19, transmeton Albuk Tv.

Share This Article