Shifrat tregojnë se një e treta e të gjitha vdekjeve të koronavirusit në Angli dhe Uells po ndodhin në shtëpitë e përkujdesjes.
Të dhënat e Zyrës për Statistikat Kombëtare treguan se javën që përfundoi në 17 prill, kishte 2,000 vdekje nga koronavirusi në shtëpitë e kujdesit – dyfish i një jave më parë.
Parashikimet për javën në vijim – deri të Premten e kaluar – sugjeruan që numrat që nga atëherë kanë vazhduar të rriten.
Kjo vjen, ndërsa vdekjet në spitale nga koronavirusi filluan të bien pas pikës kulmore në 8 Prill.
Mike Padgham, i Grupit të Pavarur të Kujdesit, i cili përfaqëson shtëpitë e përkujdesjes, tha se shtëpitë e përkujdesjes ishin tani “vija e parë e vërtetë” në luftën kundër koronavirusit.
Ai tha se po kjo situatë kushton “çmim të lartë”.
“Këta janë të dashurit tanë – nënat, baballarët, vëllezërit, motrat, hallat, xhaxhallarët dhe miqtë që janë marrë nga ne në fillim. Ata meritojnë më mirë.”
Ai tha se ky sektor ka më shumë nevojë për testime, pajisje mbrojtëse dhe para për të trajtuar shpërthimin.
Sa shpejt rriten vdekjet në shtëpitë e kujdesit?
Përditësimet ditore të siguruara nga qeveria nuk përfshijnë shifrat e vdekjeve të shtëpive të kujdesit.
ONS ka qenë në gjendje t’i gjurmojë këto duke iu referuar çertifikatave të vdekjeve – por kjo do të thotë që të dhënat nga qeveria mbeten gjithmonë pas vdekjeve në spitale.
Deri në 10 Prill, u regjistruan mbi 1.000 vdekje të lidhura me koronavirusin në shtëpitë e kujdesit.
Një javë më vonë në Angli dhe Uells vdekjet janë rritur me 2,000 të tjera e më pas në 3,000.
Projeksionet për javën në vijim – deri të Premten e kaluar – sugjerojnë se ato u rritën përsëri.
Trende të ngjashme janë parë në Irlandën e Veriut dhe Skoci.
Por, këto shifra mund të jenë nënvlerësuar.
Numri i përgjithshëm i njerëzve që vdesin në shtëpitë e kujdesit tani është tre herë më i lartë sesa ishte para fillimit të pandemisë. Më pak se gjysma e këtyre vdekjeve shtesë i atribuohen koronavirusit. (BBC)