Epidemia e koronavirusit ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 180 personave të tjerë në 24 orëshin e fundit, duke e çuar numrin r të vdekurve në 1408, njoftuan sot autoritetet, sipas Reuters.
Një ditë më parë, u raportuan 209 vdekje shtesë.
Qeveria ka konfirmuar më shumë se 22000 infeksione deri tani, por vlerësimet nga këshilltarët shëndetësorë sugjerojnë se qindra mijëra njerëz mund të infektohen me koronavirusin e ri.
“Me këtë ritëm Britania e Madhe duhet të presë deri në 20000 të vdekur”, paralajmëruan ata.