Koronavirusi, shtyhet sfida Strasbourg-PSG

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas futbollit italian, koronavirusi prek edhe atë francez, pasi mbrëmjen e sotme është shtyrë ndeshja e parë e Ligue 1, ajo mes Strasbourgut dhe Paris Saint Germain, e planifikuar për t’u zhvilluar të shtunën në orën 17:30.

Vendimi është marrë nga prefektura e zonës dhe shkak është shmangia e grumbullimit të shumë njerëzve në një ambient të limituar, që do të favorizonte ndjeshëm përhapjen me shpejtësi të virusit që ka alarmuar botën.

Momentalisht është konfirmuar se takimi nuk do të zhvillohet këtë fundjavë, ndërsa mbetet end për t’u vendosur se kur do të rikuperohet sfida, ndërsa shqetësues është fakti që Koronavirusi po ndikon në ecurinë e kampionateve më të mëdha europiane të futbollit.

Share This Article