Koronavirusi: Spanja do lejojë turistët britanikë pa karantinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga e diela, turistët britanikë do të jenë në gjendje të vizitojnë Spanjën pa pasur nevojë të karantinohen, thanë zyrtarët spanjollë.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Spanjës i ka thënë BBC-së se shtetasit britanikë do të lejohen të hyjnë lirshëm në vend, pa qenë e nevojshme të izolohen.

Ajo tha se vendimi ishte marrë “pa marrë në konsideratë” 400,000 britanikët që kanë shtëpi të dytë në Spanjë.

Por, rregullat e tanishme deklarojnë se kushdo që kthehet në – ose hyn – në Mbretërinë e Bashkuar ende duhet të izolohet për 14 ditë.

Kuptohet që kufizimet e karantinës në Mbretërinë e Bashkuar do të rishikohen në 29 qershor.

Ministrja e punëve të jashtme të Spanjës, Arancha González Laya tha se vizitorët nga Mbretëria e Bashkuar do të kalojnë një “kontroll të trefishtë” pas mbërritjes në Spanjë.

Ata do të pyeten për vendin e origjinës së tyre dhe do të regjistrohen “kështu që ne e do dimë se kemi një pikë kontakti për t’i gjurmuar ata”, tha ajo. Ata gjithashtu do t’i nënshtrohen kontrollit të temperaturës.

“Ne duam të sigurohemi që i mirëpresim vizitorët, por duam ta bëjmë këtë për sigurinë e tyre, si dhe për spanjollët”, tha ajo.

Zonja González Laya tha se po vazhdonin diskutimet me qeverinë britanike për përjashtimin e vizitorëve spanjollë nga rregullat aktuale të udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ne shpresojmë që [autoritetet britanike] do të jenë të ndjeshme ndaj 250,000 spanjollëve që po jetojnë gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të dëshirojnë shumë të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar pa karantinë,” tha ajo.

Por, ajo shtoi se: “Ne gjithashtu respektojmë që vendet të shohin kufizimet e hyrje-daljeve në bazë të të dhënave të tyre”./BBC

Share This Article