Koronavirusi vret një tjetër shqiptar në Itali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nje tjetër viktimë shqiptare nga Covid 19 është regjistruar në Itali.

Altin Hyso 45 vjeç, ka ndërruar jetë një ditë më parë në spitalin e Chietit në rajonin e Abruzzo.

Bashkëshort e baba i 2 fëmijëve minorenë, ai jetonte prej 25 vitesh në Sulmona.

Oranews mëson se vuante nga leucemia dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid 19.

Altin Hyso punonte si punëtor ndërtimi dhe ishte një person i repektueshëm në komunitetin shqiptar të Abruzzos.

Dëshira e tij e fundit ishte të prehej në Shqipëri, gjë që nuk u realizua për shkak të koronavirusit.

Në rajonin e Abruzzo me rreth 1 milionë e 300 mijë banorë, jetojnë rreth 12 mijë emigrantë shqiptarë.

Aktualisht, pacientë pozitiv me Covid 19 në këtë rajon janë rreth 3 mijë persona.

Dy muaj nga përhapja e pandemisë në Itali, autoritetet shqiptare dhe italiane ende nuk kanë zbardhur të dhëna zyrtare mbi numrin e emigrantëve shqiptarë që kanë humbur jetën apo janë infektuar me Covid 19.

Share This Article