Zgjedhjet e 12 prillit në Maqedoninë e Veriut nuk do të shtyhen, por fushata do të zhvillohet përmes mediave.
Kështu vendosën liderët politikë në takimin e sotëm të thirrur nga kryeministri teknik Oliver Spasovski.
Krerët e partive politike u pajtuan se duhet zbatuar në përpikëri masat e qeverisë për parandalimin e virusit korona, ndërsa nënvizuan se nuk ka nevojë për panik.
Qeveria i rekomandoi Ministrisë së Brendshme të parandalojë lajmet e rreme në rrjetet sociale./Alsat/