ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin 29 minutes ago
Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse 35 minutes ago
Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me Evropën, por është gati të luftojë, përpara bisedimeve me SHBA-në 37 minutes ago
Gjyqet me juri u anuluan për krime me dënime më pak se tre vjet 41 minutes ago
“Rafineria e NIS mbyllet sot”, Vuçiç i drejtohet kombit: Serbia vuan, rusët dhe amerikanët shohin interesat e tyre 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Korporatat “ekzagjerojnë” luftën kundër ndryshimeve klimatike

albnews by albnews
7 February, 2022
in Bota, Technologji
0
Korporatat “ekzagjerojnë” luftën kundër ndryshimeve klimatike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Disa prej kompanive më të mëdha në botë, nuk janë duke përmbushur pritshmëritë për luftim të ndryshimeve klimatike, është thënë në një studim që përfshin 25 korporata.

Sipas raportit të Institutit Klima e Re, këto kompani vazhdimisht ekzagjerojnë apo nuk raportojnë si duhet për përparimin e tyre.

RelatedPosts

Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin

Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse

Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me Evropën, por është gati të luftojë, përpara bisedimeve me SHBA-në

Google, Amazon, Ikea, Apple dhe Nestle janë në mesin e kompanive që nuk kanë bërë ndryshimet kur është kërkuar, supozohet në raport.

Korporatat janë nën presion për të zvogëluar ndikimin e tyre në ambient, pasi secilën herë më shumë konsumatorë duan produkte që nuk dëmtojnë natyrën.

Disa prej këtyre kompanive kanë thënë për transmetuesin britanik, BBC se nuk pajtohen me metodat e përdorura në raport dhe se janë të përkushtuara për të marrë hapa për luftim të ndryshimeve klimatike.

Sipas raportit, kompanitë e analizuara janë përgjegjëse për 5 për qind të emetimeve globale të gazrave serrë, çka nënkupton se ndonëse ato kanë gjurmë të mëdha karboni, ato po ashtu kanë potencial të madh për të udhëhequr përpjekjet për të luftuar ndryshimet klimatike.

Autori i studimit, Thomas Day, ka thënë për BBC-në se ekipi i tij ka synuar të zbulojë praktika të mira në korporatat në botë, mirëpo ata janë “befasuar dhe zhgënjyer nga integriteti i pretendimeve të kompanisë”.

Amazon ka thënë përmes një deklarate se ka vendosur synime ambicioze sepse e di që ndryshimet klimatike përbëjnë problem serioz dhe se duhet vepruar më shumë se kurrë.

“Në kuadër të synimit tonë për të arritur në nivele zero të karbonit më 2040, Amazon është në rrugë për të furnizuar operacionet veta me 100 për qind energji të ripërtrishme deri më 2025”.

Nestle ka thënë se mirëpret analizimin e veprimeve dhe angazhimeve të kompanisë ndaj çështjeve të klimës.

“Megjithatë, raporti i Institutit Klima e Re, nuk e kupton qasjen tonë dhe përmban pasaktësi të konsiderueshme”.

Në raport janë analizuar strategjitë e publikuara nga kompanitë që synojnë të ndalin plotësisht emetimet e karbonit.

Shkencëtarët besojnë se emetimet duhet të ndalen plotësisht deri më 2050 për të kufizuar rritjen e temperaturës globale.

Emetimet krijohen duket nisur nga transportimi i mallrave e deri të energjia e përdorur në fabrika dhe dyqane.

Në studim, secilës kompani i është dhënë vlerësimi për “integritet”.

Aty është parë se disa kompani janë duke punuar drejt zvogëlimit të emetimeve, mirëpo të gjitha korporatat mund të bëjnë më mirë.

Asnjëra nuk është vlerësuar me “integritet të lartë”.

Sipas përpiluesve të raportit, nëse zbatohen strategjitë ekzistuese, ato mund të zvogëlojnë për 40 për qind dhe jo 100 për qind emetimet e karbonit.

Vetëm tri prej 25 kompanive janë të përkushtuara për të zvogëluar 90 për qind të emetimeve të karbonit nga prodhimi dhe zinxhiri i furnizimit.

Ato janë Maersk, Vodafone dhe Deutsche Telekom.

Mënyra sesi bizneset flasin për zotimet e tyre ndaj klimës është po ashtu problem i madh, është thënë në studim.

Ka hapësirë të madhe në mes të asaj të deklarojnë dhe asaj që bëjnë kompanitë, ka thënë Day.

Sipas tij, konsumatorët e kanë të vështirë që të përcaktojnë të vërtetën.

“Ambiciet e kompanive shpesh kanë mungesë të substancës reale”, ka sqaruar ai.

“Edhe kompanitë që janë duke vepruar me sukses, ka mundësi që të ekzagjerojnë veprimet e tyre”.

Instituti ka thënë se do të vazhdojë të analizojë zotimet e kompanive, duke publikuar raporte në baza vjetore.

Lista e plotë e kompanive të analizuara është: Maersk, Apple, Sony, Vodafone, Amazon, Deutsche Telekom, Enel, GlaxoSmithKline, Google, Hitachi, Ikea, Vale, Volksëagen, Walmart, Accenture, BMW Group, Carrefour, CVS Health, Deutsche Post DHL, E.On SE, JBS, Nestle, Novartis, Saint-Gobain, Unilever. \Rel

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin

Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin

2 December, 2025
Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse

Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse

2 December, 2025
Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me Evropën, por është gati të luftojë, përpara bisedimeve me SHBA-në

Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me Evropën, por është gati të luftojë, përpara bisedimeve me SHBA-në

2 December, 2025
Gjyqet me juri u anuluan për krime me dënime më pak se tre vjet

Gjyqet me juri u anuluan për krime me dënime më pak se tre vjet

2 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result