“Korrektësia, suksesi ynë”, autoritetet asgje per te ndaluar TikTok-un

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat britanike vijojnë të flasin pothuajse çdo ditë për shqiptarët. Së fundmi, ka qenë prestigjiozja “Daily Mail”, e cila me anë të fotove dhe videove tregon mënyrat sesi shqiptarët po “ftojnë” nëpërmjet rrjeteve sociale bashkatdhetarët e tyre për t’i dërguar në mënyrë të jashtëligjshme, por 100 për qind të sigurt, në Angli.

Sipas prestigjiozes angleze, shqiptarët vijojnë të pa shqetësuar që të reklamojnë “biznesin” e tyre në rrjetet sociale, e kryesisht në “Tik-Tok”, duke treguar datat e nisjes dhe detaje të tjera.

Në artikullin e botuar së fundmi, janë shfaqur disa postime të shqiptarëve në rrjetet sociale, ku thuhet se kërkojnë deri në 18 mijë paund për kalimin e sigurt drejt Britanisë, jo me gomone, por me kamionë.

“Ndryshe nga gomonet që kanë një vëmendje të shtuar gjatë kohëve të fundit, kalimi me kamion është më i lehtë”, shkruan Daily Mail.

Një person i paidentifikuar, pjesë e stafit të “Daily Mail”, i ka dërguar mesazh kësaj llogarie në Tik-Tok, duke i kërkuar një udhëtim për 2 persona. Çmimi i udhëtimit është 26 mijë paund. Ndërkohë një tjetër trafikant ofron udhëtime me avion me pasaporta të falsifikuara.

Pasi i publikojnë këto postime, ato fshihen brenda disa ditësh për të humbur gjurmët.

Share This Article