Korreshi: Fermerët i janë kthyer parmendës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi u shpreh sot se, në vitin 2022 fermerët i janë kthyer parmendës.

Korreshi duke sjellë pjesë të një kronike të kanalit gjerman Euronews mbi bujqësinë shqiptare, theksoi se, “propaganda e paguar me taksat tona, shkrumbohet përballë realitetit të hidhur”.

“Fermerët e dinë vetë se çfarë heqin, e nisin punën pa gdhirë dhe shkojnë në shtëpi me natë, me pasigurinë e tregut që mungon, me subvencionet më të ulëta në rajon, me korrupsionin që fondet i çon te miqtë e qeverisë”, u shpreh ai.

“Fermerët e dinë sa të braktisur janë dhe cili është vizioni i Ramës për bujqësinë”, theksoi ai.

“Për të patur një Shqipëri më të mirë, ku në kanal përfundojnë politikanët e korruptuar, jo produktet e fermerëve, që në vitin 2022 i janë kthyer parmendës”, tha ai.

Share This Article