Korrespondenti i ‘Daily Herald’ në Jeruzalem (1939): Flitet se Mbreti Zog do të ngjitet në fronin e Sirisë!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazeta britanike “Daily Herald” boton një artikull kurioz të korrespondentit të saj në Jeruzalem.

“L’Œuvre” ka botuar, të dielën e 14 majit 1939, në faqen n°3, një shkrim sensacional në lidhje me ngjitjen e mbretit Zog në fronin e Sirisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

“Gazeta britanike Daily Herald boton një artikull kurioz të korrespondentit të saj në Jeruzalem.

Mbreti Zog, tha ai, do të ngjitet në fronin e Sirisë.

Sidoqoftë, shton kolegu ynë, konkurrenca është e madhe, dy ose tre princa, dhe në veçanti Abdul Medjid (Abdyl Mexhiti), nipi i ish-mbretit Hussein (Hysen) të Hedjaz-it dhe emiri Zeid, djali i Hussein-it (Hysenit) janë në radhë.

Thuhet se Abdul Medjid përkrahet nga qeveritë franceze dhe turke.

Gjithsesi, ne i botojmë këto informacione të bujshme me të gjitha rezervat.”/Dars

Share This Article