Korridori 8, thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta, në kuadër të vizitës në Maqedoninë e Veriut, zhvilloi sot një takim me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Meta informoi se në takim u shkëmbyen “vlerësime të vlefshme për zhvillimet në vendet tona, me fokus përshpejtimin e proceseve integruese që mundësojnë çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian”.

“Vlerësuam së bashku se zbatimi i projektit madhor të Korridorit 8-të, do të lidhë më shumë vendet tona dhe do të jetë thelbësor për një të ardhme më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha ai.

Share This Article