Korrupsioni/ Dënohet me vdekje, Ish-ministri kinez i Drejtësisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ministri i Drejtësisë i Kinës është dënuar me vdekje të enjten, nën akuzat për marrje të ryshfetit dhe po ashtu se ka ndihmuar aktivitetet kriminale, përfshirë këtu edhe fshehjen e aktiviteteve kriminale të vëllait të tij, ka njoftuar transmetuesi kinez CCTV, raporton agjencia AP.

Ekzekutimi i vendimit nuk do të bëhet për dy vjetët e ardhshme.

Fu Zhenghua është zyrtari i radhës i lartë që është ndëshkuar për korrupsion. Lista është mjaft e gjatë që kur presidenti i Kinës, Xi Jinping ka marrë pushtetin në fund të vitit 2012.

Fu 67-vjeçar është deklaruar fajtor se ka abuzuar me pushtet si në rolin e ministrit ashtu edhe sa ishte kryepolic në kryeqendër të Kinës, Pekin, nga vitet 2005 deri më 2021, duke fshehur krimet, përfshirë edhe ato të vëllait të tij dhe tjerëve.

Fu në shkëmbim ka marrë para dhe prona në vlerë totale 16.5 milionë dollarë, shkroi në korrik gazeta kineze “China Daily”.

Nuk është bërë e ditur se çfarë aktivitete kishte bërë vëllai i ish-ministrit.

CCTV ka publikuar pamje ku Fu paraqitet në gjykatë për të pranuar vendimin.

Dënimet me vdekje nganjëherë në Kinë kthehen në burg afatgjatë nëse i dënuar vlerësohet se është reformuar.

Fu do të dënohet me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht, nëse i zbutet dënimi.

Share This Article