Korruptoi zyrtarin e FBI, del fotoja e Edi Ramës me Agron Nezën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edi Rama është nën akuzë në SHBA se ka korruptuar një zyrtar të FBI.

Skandali ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, ndërsa kryeministri në daljen e parë mediatike tentoi ta relativizojë pozicionin e tij të vështirë në Shtetet e Bashkuara.

Charles McGonigal u mor zyrtarisht i pandehur nga gjykatat amerikane dhe rrezikon deri në 20 vite burg për mosdeklarimin e parave që ka marrë nga Edi Rama dhe kontaktet me të dhe zyrtarë të tjerë të huaj.

Katër herë është takuar McGonigal me Edi Ramën, ndërsa udhëtimet drejt Shqipërisë nuk i ka deklaruar.

Skandali sa vjen dhe thellohet e detajet e reja nuk mungojnë.

Foto dyshohet të jetë realizuar në SHBA, aty ku Neza është ngarkuar me mision nga Edi Rama që t’i dorëzojë paratë ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.

Agron Neza etiketohet si Personi A në dosjen hetimore të FBI.

Ai akuzohet se i ka dorëzuar në parkingun e një restoranti në New York shumën e 80 mijë dollarëve ish-shefi të kundërzbulimit të New York.

Edi Rama e pagoi Charles McGonigal me 225 mijë dollarë për të lobuar në SHBA kundër Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të opozitës shqiptare.

Share This Article