ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit 4 hours ago
Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury 4 hours ago
Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm 4 hours ago
Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kosnett: Duam vetëm shmangie të zgjedhjeve të reja

albnews by albnews
24 March, 2021
in Kosova
0
Kosnett: Duam vetëm shmangie të zgjedhjeve të reja
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pavarësisht se ka marrë mbi 50 %  të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizjes Vetëvendosje i duhet edhe përkrahja e ndonjërës prej partive opozitare, për ta zgjedhur presidentin dhe për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.

Për këtë Albin Kurti dhe dhe Vjosa Osmani kanë zhvilluar takime të ndara me të gjitha partitë opozitare, megjithatë shpresat e vetme janë ende tek LDK’ja e Lumir Abdixhikut, pasi që Enver Hoxhaj dhe Ramush Haradinaj kanë thënë se nuk e përkrahin prijësen e listës “Guxo” për t’u bërë shefe e shtetit.

RelatedPosts

Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron përmbytje të mundshme në disa pjesë të Kosovës

Arbnor Spahiu, ish-efektivi i Policisë së Kosovës, lirohet nga burgu në Serbi

Për të diskutuar rreth themelimit të institucioneve të reja dhe shmangies së zgjedhjeve të tjera, në zyrat e Lidhjes Demokratike dje ka zbarkuar ambasadori amerikan, Philip Kosnett, megjithatë pas takimit nuk është dhënë ndonjë detaj rreth përmbajtjes së diskutimeve Abdixhiku-Kosnett.

Lidhur me rolin që duhet të ketë opozita dhe rreth çështjes së zgjedhjes së preidentit, diplomati amerikan, Philip Kosnett, ka shkruar sot një editorial për Indeksonline, ku ka sqaruar pozicionin e Qeverisë amerikane rreth këtij procesi.

Kosnett ka thënë se Qeveria të cilën e përfaqëson nuk është duke kërkuar as në mënyrë publike e as privatisht që dikush të votojë për një individ të caktuar për president.

Ai në shkrimin e tij thotë se edhe koha e presidentëve që dalin nga zarfi ka shkuar, derisa sqaron se ajo që po kërkon SHBA-ja është që të shmangen zgjedhjet tjera, të cilat do të kushtojnë shumë dhe që do ta lënë vendin në krizë edhe për një kohë të gjatë në mes të pandemisë.

“Më lejoni të jem i qartë.  Qeveria ime nuk po kërkon, as publikisht e as privatisht, që ndonjë deputet të votojë për ndonjë individ të caktuar për president. Ditët e shënimit të emrave në zarf kanë marrë fund.  Çka po kërkojmë është që procesi të ecë përpara për të shmangur kthimin në zgjedhje të reja të kushtueshme dhe muaj të tërë të mosfunksionimit gjatë kohës së pandemisë dhe krizës ekonomike”, ka shkruar Kosnett, në një op-ed, ku ka folur për rolin që duhet të ketë opozita në një demokraci funksionale dhe në një sistem parlamentar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit

Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit

23 November, 2025
Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury

Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury

23 November, 2025
Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm

Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm

23 November, 2025
Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani

Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result