Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me siç ka thënë, fjalët se disa parti po përdorin kërcënime e taktika të fshehta për të shmangur konkurrencën.
“Të shqetësuar të dëgjoj se disa parti tashmë përdorin kërcënime dhe taktika të fshehta për të zvogëluar konkurrencën ose për të shpërfillur vullnetin e votuesve”, ka thënë Kosnett, duke shtruar një kërkesë për qytetarët e Kosovës.
“Ngrijeni zërin nëse shihni dikë që po dëmton demokracinë tuaj”, ka shkruar Kosnett në profilin e tij në rrjetin social Twitter.
Vendet e QUINT-it përmes një deklarate kanë thënë se zgjedhjet e ardhshme janë mundësi vendimtare për qytetarët e Kosovës që të vendosin për drejtimin e shtetit.
“Ne refuzojmë trysninë ndaj votuesve, duke përfshirë kërcënimet për punë, dhe refuzojmë blerjen e votës, përfshirë atë përmes premtimit të posteve publike. Ne refuzojmë çfarëdo sulmi ndaj mediumeve, qoftë ai fizik apo në formë të thirrjes për dhunë, dhe refuzojmë tentimet për të etiketuar mediumet me ‘lajme të rreme’. Ne qëndrojmë pranë mediumeve të pavarura dhe shoqërisë civile në ushtrimin e roleve të tyre të monitorimit dhe vëzhgimit publik të procesit zgjedhor”, thuhet ndër të tjera në njoftim.