Kosnett: Liderët në Kosovë më thanë se nuk kanë nevojë për europianët, pasi kanë raporte speciale me amerikanët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Kosova duhet të mbajë raporte të mira edhe me Brukselin zyrtar.

Kosnett në “Debat Plus” ka thënë Kosova është pjesë e Europës dhe ka nevojë për raporte me Brukselin.

“Kur kam ardhur në Kosovë jam takuar me liderët politik dhe shpesh më kanë thënë: ‘Ne nuk kemi nevojë për evropianët, pasi kemi raporte speciale me SHBA-të’. Unë iu kam thënë: ‘Po, ju keni raporte speciale me SHBA dhe do të doja që demokratët dhe republikanët në SHBA të pajtoheshin edhe për çështjet tjera, siç pajtohen për raportet me Kosovën, por shiheni hartën, Kosova nuk është në Amerikën veriore, por është në BE’”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka thënë se pesë vendet që nuk e njohin Kosovën do të ndryshojnë qëndrim, nëse ka zhvillime në raportet Kosovë-Serbi.

“Kush ka menduar se Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të arrinin marrëveshje për emrin, por ndodhi. Njerëzit kanë menduar se është e pamundur që Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni apo Sudani do të ndërtonin raporte me Izraelin, por ajo ndodhi”, tha ndër të tjera Philip Kosnett.

Share This Article