Kosnett: Nxisim palët të punojnë për të formuar qeverinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar kryetarin e VV-së, Albin Kurti pas fitores në zgjedhjet e së dielës.

Kosnett ka shkruar se ka uruar Kurtin për fitoren dhe ka kërkuar që të formohet qeveria dhe Kuvendi për të adresuar sfidat urgjente.

“I gëzuar që u takova me Albin Kurtin për të uruar Lëvizjen Vetëvendosje në fitoren e saj dhe për të diskutuar hapat e Kosovës në të vazhdim. Nxisim palët të punojnë shpejt për të formuar një qeveri dhe kuvend për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve dhe për t’i adresuar sfidat urgjente”, ka shkruar ai në Twitter.

Share This Article