Ambasadori amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett, dhe bashkëshortja e tij, Alison, kanë uruar paqe, drejtësi e prosperitet për popullin e Kosovës në vitin e ri.
Në një postim në faqen e ambasadës në Facebook, çifti Kosnett ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë përkrahjen për njerëzit e Kosovës edhe në vitin 2020.
“Përshëndetje për të gjithë. Alisoni dhe unë kemi qenë në Kosovë për një vit tashmë. 2019-a ishte një vit emocionues për Kosovën. Ishte vit i madh për komunitetin e ambasadës në shtëpinë tonë të re. Po ashtu edhe vit i madh për familjen Kosnett. Malika ka një vëlla, Buckyn. Dhe 2020-a do të jetë një vit i tillë po ashtu. Vit në të cilin SHBA-ja do të vazhdojë përkrahjen për njerëzit në Kosovë, në përpjekjen e tyre për të ndërtuar të ardhme me paqe, drejtësi e prosperitet. Urime Viti i Ri”, ka thënë çifti Kosnett. “Urimet tona më të mira për paqe, drejtësi e prosperitet për të gjithë në Vitin e Ri”.