Kosnett: SHBA-ja kurrë s’ka inkurajuar ndryshim të kufijve të Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka thënë se Uashingtoni zyrtar asnjëherë s’ka inkurajuar ndonjë ide për ndryshimin e kufijve të Republikës së Kosovës.

Këto deklarime Kosnett i ka bërë në një intervistë për “Jeta në Kosovë”, ku ka folur edhe për çështjen e përmbylljes së fazës finale të dialogut Prishtinë-Beograd.

“Qeveria amerikane kurrë nuk ka inkurajuar në mënyrë aktive një rishikim të kufijve apo siç e kanë quajtur disa, ndarje”, ka thënë Kosnett.

Tutje diplomati amerikan ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia duan një marrëveshje paqeje atëherë duhet të ulën në tavolinë për të biseduar.

“Nëse doni marrëveshje të paqes, ju duhet të uleni dhe të flisni me kundërshtarin tuaj”, ka shtuar ndër të tjera ambasadori amerikan.

Share This Article