Kosnett u bashkohet ambasadorëve kundër deklaratave të Pal Lekajt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett, është rreshtuar kah diplomatët që e përkrahën deklaratën e ambasadorit zviceran për veteranët e rrejshme.

Deklarata e ambasadorit zvicera, Jean-Humbert Lebet, e thënë gjatë përurimit të ujësjellësit të financuar nga Zvicra në Skenderaj, ka ngjallur shumë reagime.

Derisa ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, tha se të gjithë mendojnë si Lebet, Kosnett e ka mbështetur këtë deklaratë të O’Connellit duke shkruar “ne pajtohemi”.

Ndryshe Lebet tha se “ne po ua ndërtojmë ujësjellësin, ndërsa ju po paguani veteranë të rrejshëm”, e kjo nuk u mor mirë nga institucionet e Kosovës.

Megjithatë të gjithë ambasadorët, e tash edhe Kosnett, u pajtuan me atë që tha diplomati zviceran në Skenderaj. 

Share This Article