Kosnett u bën thirrje aktorëve kosovarë të depërtojnë në Hollywood

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ceremonia e shpërblimeve “Oscar” do të mbahet sonte, për të vlerësuar suksesin e aktorëve, regjisorëve dhe punëtorëve të filmit gjatë vitit 2018.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka postuar në rrjetin social Twitter një mesazh ku bën thirrje që regjisorët kosovarë të depërtojnë në industrinë më të famshme amerikane të filmit Hollywood.

“Duke pritur #Oscars2019. Regjisorët dhe aktorët ndërkombëtar kanë pasur sukses në Hollywood ndër gjenerata. Kush do të jetë regjisori apo aktori i ardhshëm nga Kosova që do të bëjë hapin e madhë në Amerikë?”, shkruan Kosnett.

Nuk është ndryshe as këtë vit, në ceremoninë e 91-të të Akademisë së çmimeve që mbahet sonte në mbrëmje në teatrin “Dolby” në Hollywood, ndërsa me orën tonë lokale prej orës 02:00 të së hënës, ku me të drejtë presim surpriza. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply