Kosova aprovon pullwn mjedisore për automjete

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka aprovuar pullën mjedisore për automjete.

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook bënë të ditur këtë aprovim.

Sipas AMMK-së kjo pullë mjedisore do të përdoret gjatë procesit për matjen e emisioneve (gazrave) dalëse nga burimet e lëvizshme apo nga automjetet motorike sipas kategorive përkatëse.

“Ky vendim obligon të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik të Automjeteve dhe të Homologimit që të fillojnë zbatimin e tij që nga data 1 shkurt 2019”.
“Vendimi është i bazuar në Udhëzimin Administrativ nr.08/2016 për normat e lejuara të shkarkimeve në ajër nga burimet e lëvizshme të ndotjes”, shkruhet më tej në njoftimin e AMMK-së.

Pulla apo tiketa mjedisore e automjeteve është një shenjë që vendoset në pjesën e përparme të xhamit të automjeteve për të treguar nivelin e emisioneve që emetohen nga automjeti përkatës.

“Qëllimi i përdorimit të saj është reduktimi i ndotjes së ajrit nga burimet e lëvizshme duke përcaktuar zona të lejuara apo të ndaluara për qarkullimin e automjeteve varësisht nga niveli i emetimeve të gazrave që lirojnë ato”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply