ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Urrejtja dhe racizmi nuk mund të na ndajnë”, thotë Kryepeshkopja e parë e Canterbury-t, Sarah Mullally. 29 minutes ago
Titujt e gazetave ne UK 47 minutes ago
Protestat pro-palestineze ‘jo-britanike’ pas sulmit në Mançester, thotë Mahmood 53 minutes ago
Një nga viktimat e vrarë u qëllua nga të shtënat e policisë ndërsa ata qëllonin sulmuesin – shefi i policisë 58 minutes ago
Historiani gjerman përdor inteligjencën artificiale për të zbuluar foton më famëkeqe të Holokaustit 1 hour ago
Next
Prev
Home Kosova

Kosova arreston një shtetas serb për sulm ndaj policëve në Jarinjë

albnews by albnews
3 October, 2025
in Kosova
0
Kosova arreston një shtetas serb për sulm ndaj policëve në Jarinjë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një shtetas i Serbisë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje policore, pasi ka sulmuar zyrtarët policorë në pikën kufitare të Jarinjës, bëri të ditur Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur më 2 tetor në orën 04:55 dhe një zyrtar policor ka marrë tretman mjekësor, sipas raportit 24-orësh të Policisë.

RelatedPosts

Rikthehet në krye të KFOR-it në Kosovë gjeneralmajori turk

Aktivistja shqiptare ‘mes të ndaluarve’ në flotiljen drejt Gazës

Kurti: Votimi për Emilija Rexhepin si nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nuk mund të anulohet

Për këtë rast, Policia nuk ka dhënë detaje të tjera.

Pika kufitare e Jarinjës gjendet në Leposaviq – një nga katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe – që lidh Kosovën me Serbinë.

Përveç Jarinjës, pikat tjera kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë janë ajo e Bërnjakut, Merdarës, Mutivodës, Dheut të Bardhë dhe Muçibabës.

Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 350 kilometra dhe të dyja shtetet zyrtarisht nuk e kanë kryer procesin e demarkacionit të kufirit.

Gjatë viteve të fundit, në vijën kufitare kanë ndodhur disa incidente.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, që nga përfundimi i luftës më 1999 përkujdeset për sigurinë e kufijve të Kosovës.

Ky mision e ka këtë përgjegjësi bazuar në atë që njihet si Marrëveshje Ushtarako-Teknike e Kumanovës, e cila i ka dhënë fund luftës në Kosovë. Serbia e ka nënshkruar këtë marrëveshje me NATO-n në vitin 1999, duke i tërhequr më pas të gjitha forcat policore dhe ushtarake nga Kosova.

Megjithatë, që nga viti 1999 edhe Policia e Kosovës kryen patrullime në vijën kufitare. /REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Urrejtja dhe racizmi nuk mund të na ndajnë”, thotë Kryepeshkopja e parë e Canterbury-t, Sarah Mullally.

“Urrejtja dhe racizmi nuk mund të na ndajnë”, thotë Kryepeshkopja e parë e Canterbury-t, Sarah Mullally.

3 October, 2025
Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

Titujt e gazetave ne UK

3 October, 2025
Protestat pro-palestineze ‘jo-britanike’ pas sulmit në Mançester, thotë Mahmood

Protestat pro-palestineze ‘jo-britanike’ pas sulmit në Mançester, thotë Mahmood

3 October, 2025
Një nga viktimat e vrarë u qëllua nga të shtënat e policisë ndërsa ata qëllonin sulmuesin – shefi i policisë

Një nga viktimat e vrarë u qëllua nga të shtënat e policisë ndërsa ata qëllonin sulmuesin – shefi i policisë

3 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result