Kosova barazon me Slloveninë, mbetet në vendin e dytë

albnews
By
1 Min Read

Kosova ka barazuar 0-0 me Slloveninë në ndeshjen e raundit të tretë(Grupi B) për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Në “Fadil Vokrri”, Dardanët e nisën mirë sfidën, Muriqi dha shkëndijat e para në zonën kundërshtare pas pesë minutash lojë.

Me kalimin e minutave dhe përfaqësuesja sllovene doli në lojën e saj duke rrezikuar disa herë portën e mbrojtur nga Aro Muric. Pavarësisht tentativave, portat mbetën të paprekura. Një barazim 0-0, një pikë e fituar për “Dardanë”, të cilët të hënën do të përballen me Suedinë.

Kosova ndodhet në vendin e dytë me 4 pikë pas tri ndeshjesh të luajtura, ndërsa Sllovenia në vend të tretë me 2 pikë. Vendin e parë e mban Zvicra me 9 pikë, Suedia në vend të fundit me 1 pikë.

Share This Article