Kosova barazon ndaj Malit të Zi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kosova ka barazuar sonte ndaj Mali i Zi, me rezultat 1-1, në ndeshjen e kualifikuese për evropianin 2020.

Kosova shënoi e para dhe deri të goli u arrit pas një kombinimi të mirë të sulmit të Kosovës, ku në minutën e 25-të Milot Rashica u gjatë mësë miri dhe shënoi ndaj Malit të Zi.

Kosova ka pasur dominim të plotë të lojës në pjesën e parë, duke u treguar e rrezikshme disa herë para portës së Malit të Zi.

Kurse në pjesën e dytë, Mali i Zi arriti të shënoi përmes Stefan Mugosa (69’).

Arbër Zeneli u detyrua ta lëshojë fushën në pjesën e parë, për shkak të lëndimit të gjurit, të cilin e zëvendësoi Edon Zhegrova.

Kjo është ndeshja e dytë e Kosovës dhe mban pozitën e tretë në Grupin A, të cilit i prinë Anglia me 6 pikë, pasuar nga Çekia me 3 pikë, kurse Kosova ka 2 pikë, aq sa kanë Bullgaria dhe Mali i Zi që mbajnë pozitat 4 dhe 5.

Kosova të hënën ndeshet me Bullgarinë, ndaj të cilës ka barazuar në lojën e parë në Prishtinë.

Share This Article