Kosova bëhet me oficere ndërlidhëse në State Department

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka njoftuar se Merdiana Leci do të jetë zyrtarja ndërlidhëse e Kosovës në Departamentin amerikan të Shtetit.

Hovenier përmes një postimi në Twitter ka thënë se programi i ri do të fuqizojë bashkëpunimin ShBA-Kosovë.

“Diskutim produktiv me ministren e Jashtme, Gërvalla & frymëzues takimi me Merdiana Lecin, diplomatja e parë kosovare që shërben si zyrtare ndërlidhëse në Departamentin e Shtetit në Uashington. Ky program do t’i fuqizojë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ShBA – Kosovë për prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme”, ka thënë Hovenier

Share This Article