Kosova blen dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia, Kurti: Tani jemi edhe më të sigurtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arsenalit të ushtrisë së Kosovës i janë shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2, të blerë në Turqi. Lajmin  e njofton kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ndërsa shprehet se tashmë vendi është më i sigurt.

“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve“, shkruan Kurti.

Share This Article