“KOSOVA BOJKOTON”, një numër i madh i qytetarëve bojkotojnë marketet sot dhe nesër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një numër qytetarësh kanë marrë iniciativën për të bojkotuar marketet sot dhe nesër, si reagim ndaj çmimeve të larta të produkteve bazë.

Ky bojkot ka për qëllim të tërheqë vëmendjen për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe produkteve të tjera të nevojshme, të cilat kanë rënduar ndjeshëm buxhetin e familjeve.

Në grupin publik që është krijuar në Facebook “KOSOVA BOJKOTON”, është bërë thirrje që qytetarët të bojkotojnë dy ditë marketet.

Grupi ka bashkuar më shumë se shtatë mijë qytetarë, që kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me çmimet e larta.

Në grupin i cili është i hapur, janë shpërndarë edhe fotografi të shumta të çmimeve të larta të produkteve ushqimore, e po ashtu nuk mungojnë edhe krahasimet e çmimeve ku në Kosovë janë më shtrenjtë se sa në vendet evropiane.

Deri tani, ka pasur shumë qytetarë që janë ankuar për çmimet e larta.

Iniciativa për bojkotim të marketeve ka pasur edhe në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci e të tjera shtete./

Share This Article