Kosova dhe Britania me bashkëpunim ushtarak të shtuar: FSK do të shkojë në Amerikën Qendrore për stërvitje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës do të merr pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake në Belize, shtet ky në Amerikën Qendrore.

Stërvitja do të zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Britaninë e Madhe, njofton FSK-ja në një postim në Facebook.

Kontingjenti i FSK-së, ka përfunduar trajnimin para dislokimit me Forcat e Armatosura të Shqipërisë realizuar në bazën ushtarake-detare në Kepin e Palit, me qëllim të përgatitjes në aspektin operacional dhe taktik për të përfaqësuar Kosovën dhe për të treguar aftësitë profesionale dhe ndërvepruese me partnerët pjesëmarrës në ushtrim.

Share This Article