Kosova dhe Britania nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes ushtarake

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka nënshkruar sot me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

Maqedonci në një njoftim në Facebook ka shkruar se kjo marrëveshje do të formësojë edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve.

“Bashkëpunimi përfshinë koordinimin për mbështetjen e integrimit të Republikës së Kosovës në NATO, realizimin e ushtrimeve dhe trajnime të përbashkëta, mbështetje dhe trajnime për operacione ndërkombëtare dhe misione ushtarake, si dhe shkëmbim përvojash në fusha të tjera”.

Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës është shprehur mirënjohëse ndaj Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e pakursyer dhe të vazhdueshme në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë.

Edhe Britania e Madhe ka përshëndetur këtë marrëveshje, duke deklaruar se Memorandumi do të ndikojë në rritjen e sigurisë rajonale./Telegrafi/

https://www.facebook.com/UKinKosovo/posts/pfbid02WC7aBN7xU7Lj9TkKiyTLjpJa6xEro2FAGseDCW5vCG4Z34Y8nkYjh7J3Z2UFdtCLl
Share This Article