Kosova dhe Izraeli sot lidhin marrëdhëniet diplomatike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot me një ceremoni virtuale do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.

Firmosja zyrtare e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike do të bëhet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gabriel Ashkenazi.

Në ceremoninë e nënshkrimit do të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

“Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëdhënieve Diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Njohja nga Izraeli është ndër arritjet më të mëdha për Republikën e Kosovës e cila është bërë e mundur falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, kishte thënë shefja e diplomacisë kosovare, kur kishte njoftuar se ceremonia e nënshkrimit do të bëhej më 1 shkurt.

Share This Article