Kosova dhe Kroacia me Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me homologun e tij kroat Mario Banozic, për të cilën ministrat kanë thënë se do të thellojë bashkëpunimin e dy vendeve të fusha te ndryshme që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen.

Banozic ka thënë se Kroacia e mbështetë procesin e transformimit të FSK-së në ushtri dhe anëtarësimin e Kosovës në institucione euroatlantike.

“Ne e përkrahim anëtarësimin e Kosovës në institucione të ndryshme euroatlantike, ne po ashtu e mbështesim procesin e transformimit të FSK-së në forca të armatosura dhe kjo është pjesë e memorandumit të bashkëpunimit. Do të vazhdojmë te ofrojmë bashkëpunim në fushën e trajnimeve dhe shkollimit”, ka thënë ai.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Kroacisë i tejkalojnë ato diplomatike.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona nuk janë thjesht marrëdhënie diplomatike por janë shumë më tej. Si popuj na bashkojnë sfida të ngjashme të kaluarës, çka e forcon edhe më shumë miqësinë mes vendeve tona. Jemi se bashku në rrugën e së ardhmes të vendeve tona.  Miqësinë e kurorëzojmë  sot me nënshkrimin e marrëveshjes për mbrojtje dhe siguri, me këtë hapet rruga për bashkëpunim dhe mundësi më të ngushta sa i përket shkollimit dhe trajnimit të personelit  ushtarak”, ka thënë Mehaj.

Share This Article