Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot gjatë ditës Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Me këtë raste ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj tha se ky bashkëpunim thellon marrëdhëniet mes dy vendeve në shumë fusha.

Ai takimin me homologun e tij nga Mali i Zi, Rasko Konjeviq tha se ky takim ishte i nevojshëm.

 “Takimi sot ka qenë shumë i frytshëm, kemi rikonfirmuar bashkëpunimin e fuqishëm që kemi në mes dy shteteve tona, siç nënshkruam edhe marrëveshjen bilaterale e cila rritë bashkëpunimin në shumë fusha, angazhime të përbashkëta edhe në aspektin ushtarak. Me këtë marrëveshje zgjerojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes që është i domosdoshëm në aspektin e sigurisë, stabilitetit, demokracisë në mes dy vendeve tona”, tha ai.

Mehaj ka theksuar synimin e Kosovës për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO.

“Mali i Zi si shtet mik i yni, na mbështet në orientimin tonë në iniciativa rajonale, edhe drejt anëtarësimit të plotë në NATO. Na ka ofruar mbështetje në proces dhe realizimin e synimeve tona në anëtarësim në organizata rajonale. Paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal është jetike sidomos për shtetet e Ballkanit, kjo është e ardhmja jonë e përbashkët euroatlantike”, ka thënë Mehaj.

Ai tutje shtoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të shtrihet në shkëmbimin e përvojave profesionale.  

Share This Article