Kosova dhe Shqipëria në një përballje futbolli… këtë herë mes deputetëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe ata të Kosovës do të zbresin këtë të dielë në fushën e blertë në një ndeshje miqësore futbolli.

Ndeshja do të luhet në orën 19:00 në stadiumin e Hajvalisë, në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit.

Këtë herë, nga Shqipëria vjen dhe lajmi i mirë i bashkimit mes kampeve politike, pasi ekipi do të jetë i përbërë nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës.

“Të dielën zhvillohet ndeshje futbolli midis deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe atyre të Kuvendit të Shqipërisë. Në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, të dielën, më 30 qershor 2024 në Stadiumin Kampi Nacional në Hajvali zhvillohet ndeshje futbolli midis deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, njofton Kuvendi i Kosovës.

Share This Article