Kosova do të presë stërvitjen Defender Europe 25, trupat e FSK stërviten në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kosova do të mirëpres përmes FSK-së ushtrimin më të madh ushtarak në Europë, “Defender Europe 25/immediate Response”.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku sqaron se “përgatitjet për këtë ushtrim po zhvillohen sipas planit të paraparë”.

“Jemi të bindur se realizimi i tij do të jetë i suksesshëm”, shprehet Maqedonci.

Ai po ashtu bën me dije se trupat e FSK-së janë duke u stërvitur në Mnelë të Shqipërisë, ku edhe ministri i Mbrojtjes i ka vizituar sot së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Vizituam ushtarakët tanë, konkretisht Togun e Mortajave të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë. Kjo njësi po zhvillon stërvitjen e qitjes me mortaja 120 mm, në kuadër të ngritjes së aftësive luftarake të FSK-së dhe përgatitjeve për ushtrimin “Defender Europe 2025”. Aty rikonfirmuam që ushtria jonë është në nivel të atyre të NATO-s për nga përgatitja profesionale, motivi dhe pajisjet në armatim!”, thotë Maqedonci. 

Share This Article