ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër 2 hours ago
Nuk mori masa për parandalimin e vrasjes së 29 shqiptarëve më 1999, akuzë ndaj ish-komandantit 5 hours ago
Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë për luftën në Ukrainë 5 hours ago
Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë 8 hours ago
Ronaldo, 40-vjeçari që “fluturon” ende, gol spektakolar në Arabi 8 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kosova e gatshme për ta mposhtur Gjeorgjinë në Batumi

albnews by albnews
1 September, 2021
in Kosova
0
Kosova e gatshme për ta mposhtur Gjeorgjinë në Batumi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Elbasan Rashani është lojtari më në formë që e ka Kosova për ndeshjet e këtij muaji. Në katër ndeshje për Clermontin ka shënuar tri gola dhe ka kontribuuar me një asistim. Sulmuesi i krahut i ekipit elitar të Francës është i gatshëm ta ndihmojë me gola edhe Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen kundër Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës. Ndeshjen ndaj Gjeorgjisë “Dardanët” e zhvillojnë të enjten në Batumi nga ora 18:00, në kuadër të ndeshjes së tretë kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Rashani në konferencën për media të mbajtur të mërkurën ka thënë se në Batumi, Kosova synon rezultat pozitiv që, sipas tij, nënkupton – fitore.

“Kemi ardhur me një synim për të marrë rezultat të mirë. Të gjithë në ekip e dimë se kjo na duhet. Mirëpo për neve është shumë me rëndësi të kemi një paraqitje të mirë dhe rezultati të vijë pas paraqitjes. Unë personalisht jam në formë të mirë dhe jam gati që t’i ndihmoj ekipit. Unë dhe bashkëlojtarët jemi gati për këtë ndeshje”, ka thënë Rashani, që ka shënuar për Kosovën tri gola në 16 paraqitje që prej vitit 2016. “Nuk ka rëndësi që jemi si vendës apo mysafir, dëshirojmë që tifozët të jenë pjesë e ndeshjeve. Është dëshpëruese që nuk do të jenë ndaj Gjeorgjisë, por është siç është situata, siç e tha edhe trajneri, ne vetëm duhet të fokusohemi në atë që do të ndodhë në fushë”.

RelatedPosts

LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër

Nuk mori masa për parandalimin e vrasjes së 29 shqiptarëve më 1999, akuzë ndaj ish-komandantit

Kurti pret në takim dy kongresistë amerikanë, flasin për thellim bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Për Rashanin nuk është e rëndësishme se në cilën pozitë luan. Sipas tij, e rëndësishme është që ndaj Gjeorgjisë Kosova të shënojë fitoren e parë në ciklin e dytë të saj për kualifikimet e Botërorit.

“Siç e dimë të gjithë, liga franceze është shumë e vështirë. Është një eksperiencë për mua. Jam shumë krenar që jam pjesë e saj e që garoj në Evropë. Është inspirim për mua që luaj për shtetin. Nuk ka rëndësi se ku luaj. Duke nisur nga e enjtja, duhet të jemi të bashkuar. Do t’i kërkojmë paraqitjet e mira dhe t’i marrim pikët e nevojshme po ashtu”, është shprehur Rashani.

Kosova i ka humbur dy ndeshjet e para të ciklit të dytë kualifikues për Botërorin e vitit të ardhshëm. Ka humbur nga Suedia në Prishtinë 3:0, ndërsa në Sevilla kundër Spanjës me rezultatin 3:1. Edhe përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, e ka cilësuar si të vështirë përballjen ndaj Gjeorgjisë.

“Kosova e ka pasur një ëndërr për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian dhe ishte e njëjta edhe për Gjeorgjinë. Ishte edhe Maqedonia e Veriut. Kjo do të thotë se jemi dy skuadra shumë të afërta por e dimë që ndeshja e Kosovës këtu do të jetë shumë e vështirë”, ka thënë Challandes.

Challandesit i vjen keq që ndeshja luhet pa shikues

Ndeshja në mes të Gjeorgjisë dhe Kosovës do të zhvillohet pa praninë e shikuesve shkaku i situatës së rënduar me koronavirus në shtetin e Gjeorgjisë. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Batumi Stadium” që ka kapacitet prej 20 mijë ulëseve. Por, përzgjedhësit të Kosovës, zviceranit Challandes i vjen keq që shikuesit nuk do ta kenë mundësinë të jenë të pranishëm në tribuna.

“Futbolli pa tifozë nuk është i mirë. Nuk është i mirë për ne dhe as për lojtarët në veçanti. Por në këtë situatë duhet ta pranojmë dhe duhet ta bëjmë më të mirën. Për mua futbolli është ajo se çfarë bëjmë në fushë. Jam shumë i mërzitur në këtë kohë që duhet të luajmë pa tifozë, por e dimë po ashtu se nuk është e lehtë për shumë njerëz, por si njerëz të futbollit nuk duhet të ankohemi”, është shprehur ai.

Shefi i shtabit teknik pranon se futbollistët e Kosovës nuk janë në formën më të mirë. Thotë se disa kanë probleme me lëndime, disa janë pa klube e disa kanë pak minutazhë në klubet e tyre.

“Në këtë kohë jemi në fillim të kampionatit dhe në fund të afatit kalimtar veror. Jemi pas përgatitjeve të verës po ashtu. Kjo do të thotë se kemi disa probleme me lëndime, disa lojtarë janë pa klube. Është dashur që unë të thërras disa lojtarë të rinj, sepse na duhen për zhvillimin e ekipit tonë. Tani nuk është situata më e mirë, por është e njëjtë edhe për Gjeorgjinë. Nuk është kohë e lehtë, është kohë me Covid-19. Por duhet të jemi pozitivë dhe mendoj se do të kemi një ekip të mirë, kundër një kundërshtari të mirë si Gjeorgjia”, ka theksuar Challandes.

Mungesat e “Dardanëve”

Challandes ka thënë se Gjeorgjia ka një skuadër me lojtarë të fortë. Por, ai nuk e mbivlerëson Gjeorgjinë.

“E kam parë ndeshjen e parë të Gjeorgjisë në këtë grup shumë të vështirë. Nuk do të jetë e lehtë për Gjeorgjinë dhe nuk do të jetë e lehtë për Kosovën. Kemi parë Spanjën, Suedinë dhe Greqinë. Kemi parë rezultate të mira të Gjeorgjisë. Ne kemi filluar me dy humbje. Do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Është koha jonë që të tregojmë diçka, ndoshta edhe të shpërthejmë, të luajmë një ndeshje shumë të mirë. Do të jetë e nevojshme kundër Gjeorgjisë, që mund të luajë futboll të mirë, të shpejtë, të luftojë po ashtu. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne edhe për të ardhmen, jo vetëm për këtë fazë të grupeve”, ka thënë zvicerani 70-vjeçar.

Kosovës në këtë ndeshje do t’i mungojnë shkaku i lëndimi Arbër Zeneli, Edon Zhegrova dhe Blendi Idrizi, ndërsa mungon edhe Milot Rashica për shkak se nuk i është lejuar paraqitja në Gjeorgji shkaku i masave që Anglia ka marrë ndaj Gjeorgjisë në luftën kundër koronavirusit. Rashica do të jetë gati ta ndihmojë Kosovën për ndeshjet që i luan në Prishtinë, atë më 5 shtator ndaj Greqisë dhe Spanjës më 8 shtator. Edhe Lirim Kastrati, që është prezantuar te Legia e Varshavës, pritet t’i bashkohet Kosovës për ndeshjen kundër Gjeorgjisë.

“Për fat të keq të dy lojtarët, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova, janë të lënduar, janë operuar. Nuk është e mirë për ne, por duhet të vazhdojmë, sepse edhe lojtarët e Gjeorgjisë nuk janë të gjithë të gatshëm për këtë lojë. Zeneli është operuar në gju, njësoj si Zhegrova. I lënduar është edhe Blendi Idrizi i Schalkes. Neve na mungon edhe Milot Rashica që nuk mund të jetë në Gjeorgji për shkak të masave kundër koronavirusit. Duhet të vazhdojmë tutje pavarësisht situatës dhe ta gjejmë zgjidhjen më të mirë”, ka thënë Challandes.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër

LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër

24 November, 2025
Nuk mori masa për parandalimin e vrasjes së 29 shqiptarëve më 1999, akuzë ndaj ish-komandantit

Nuk mori masa për parandalimin e vrasjes së 29 shqiptarëve më 1999, akuzë ndaj ish-komandantit

24 November, 2025
Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë për luftën në Ukrainë

Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë për luftën në Ukrainë

24 November, 2025
Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë

Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë

24 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result