• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Kosova e izoluar edhe në internet

Kosova e izoluar edhe në internet

by albnews
8 October, 2020
in Kosova
0
5
VIEWS

Kanë kaluar më shumë se 12 vjet prejse Kosova ka shpallur pavarësinë, por ende nuk ka arritur të pajiset me kod shtetëror në internet apo siç njihet ‘domen i nivelit të lartë’.

Domen të vetin kanë shumica shteteve të botës si për shembull: Gjermania [.de], Italia [.it], Austria [.at], Shqipëria [.al] e tj.

Mungesa e domenit shtetëror paraqet probleme për kompanitë që punojnë në sektorin e IT-së [Teknologjisë së Informacionit], si dhe bizneset.

Arbër Bakija është inxhinier softuerësh dhe bashkëthemelues i kompanisë BBros LLC që operon në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Një pjesë të madhe të kohës, ai thotë se e shpenzojnë për të rritur prezencën e shtetit të Kosovës në internet.

“Ne përdorim platforma të ndryshme të shërbimeve nëpër botë, për shembull serverë, aplikojmë dhe përdorim platforma për shërbime të IT-së që neve na ndihmojnë të operojmë dhe në shumicën e rasteve Kosova nuk figuron si shtet”, thotë ai.

Bakija shton se Kosovës i mungon identiteti në internet.

“Ne, shumë shërbime që i marrim prej Evropës ose nga Amerika si dhe më larg, i marrim si Shqipëri ose në rastin tjetër duhet të kontaktojmë me kompanitë dhe t’u themi: ‘Shih se ne jemi nga Kosova, jemi shtet’. Duhet t’i dërgojmë disa informata se ekzistojmë si shtet, nëse ka leverdi kompania që po na jep shërbim neve që të na përfshijë në listën e shteteve, thotë: ‘Në rregull, po e vendosim’. Nëse jo, thotë: ‘Po më vjen shumë keq, por ju ende figuroni te ne si pjesë e Serbisë’ ”, tregon Bakija.

Vazhdimisht janë përfolur propozime sa i takon domenit të Kosovës.

Disa nga to janë [.rks] dhe [.ks].

Në mungesë të domenit shtetëror, edhe ueb-faqet e institucioneve kosovare përdorin adresa të komplikuara.

Institucionet zakonisht kanë vizë ndarëse në mes apo edhe akronime, si për shembull ueb-faqja e Qeverisë së Kosovës [www.kryeministri-ks.net] apo edhe ueb-sajti i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës [www.gjk-ks.org].

Përveç sektorit të IT-së, mungesa e domenit shtetëror të Kosovës u shkakton probleme edhe organizatave e bizneseve.

Për OJQ-të dhe organizatat, është i vështirë një brendim efektiv, ndërsa bizneset përpos identifikimit, sfidohen edhe në marketing.

Kosova pa identitet digjital

Përgjatë viteve, Kosova është zhvilluar jashtëzakonisht shumë në sektorin e IT-së, thotë Arbër Bakija nga kompania, BBros LLC.

Ai beson se në raport me shtetet e rajonit, Kosova ka shumë më shumë resurse njerëzore sesa Shqipëria dhe Mali i Zi, porse fatkeqësisht, në botën e IT-së, Kosovën, përveç rajonit, nuk e njeh askush tjetër.

“Në botën tonë, në botën e IT-së, përveç rajonit që na njeh, krejt bota na njeh si pjesë e Shqipërisë ose pjesë e Serbisë. Duke u nisur nga IP-ja kur të futemi diku, figuron ose Shqipëri ose Serbi. Kështu, neve na ka shkaktuar probleme sepse faktikisht jemi pa identitet, e kemi më shumë resurse punëtore të IT-së se sa Shqipëria dhe Mali i Zi”, thotë Bakija.

Kosova e çrregulluar në internet

Mospavarësimi i Kosovës në internet ka shkaktuar edhe problemin me ato që njihen si IP adresa.

IP-ja, në gjuhën e Teknologjisë së Informacionit nënkupton një adresë në formë numrash që ka çdo pajisje që lidhet me internet.

Përmes IP-adresës identifikohet edhe lokacioni se prej nga është kyçur pajisja.

Në mungesë të sovanitetit digjital, aktualisht, sa herë që qytetarët e Kosovës kyçen në internet, IP -adresat e tyre lidhen me vendet e tjera të rajonit si Shqipëria, Serbia si dhe Maqedonia e Veriut.

Mungesa e këtij rregullimi u ka shkaktuar probleme veçanërisht organizimeve dhe festivaleve që për herë të parë këtë vit kaluan krejtësisht online shkaku i pandemisë së COVID-19.

Drejtori i organizatës “Anibar”, Vullnet Sanaja, thotë se sivjet kanë pasur disa probleme në zhvillimin e festivalit,që për herë të parë, sivjet u mbajt krejtësisht online.

Në këtë festival ka pasur filma të autorëve dhe kompanive që kanë dhënë të drejtën që filmi të shfaqet vetëm brenda territorit të Kosovës e që bllokimi i IP adresave të rajonit në disa raste ka qenë i pamundur. Kështu që festivali e ka pasur të pamundur që të ndajë gjeografikisht shfaqjen e filmave vetëm në territorin e Kosovës. Kjo zakonisht bëhet përmes asaj që njihet si Geo-blocking.

“Disa filma janë lejuar vetëm në një shtet që të shfaqen, ta zëmë një film që është prodhuar në Gjermani ata dëshirojnë ta shfaqin vetëm në Kosovë sepse p.sh duan ta shfaqin, pastaj edhe në Serbi. Neve platforma nuk ka lejuar nganjëherë ta bëjmë ‘gjeo-blocking’ Serbinë”, thotë Sanaja.

Ai shton se ka pasur autor dhe kompani prodhuese të filmave që kanë kërkuar që filmi të bllokohet dhe të jetë i qasshëm vetëm për shikuesit nga Kosova.

“Kur e bëjmë fizikisht festivalin, ne i shfaqim filmat vetëm në kinema të hapur, por kur e organizon online festivalin, atëherë ata [prodhuesit e filmave], e kërkojnë që ti ta bllokosh filmin që të shfaqet vetëm në shtetin tënd”, thotë Sanaja.

Pavarësimi i Kosovës në internet ka disa efekte pozitive që lidhen me sigurinë, zhvillimin digjital, si dhe promovimin e shtetit.

https://www.evropaelire.org/embed/player/0/30738082.html?type=video

Sa i takon sigurisë, aktualisht të gjitha faqet në Kosovë janë të regjistruar nëpër domene të shteteve të tjera, pra nuk janë të siguruara nga institucionet e Kosovës.

Si pasojë e kësaj, është shumë e vështirë që të dihet numri i ueb-faqeve të regjistruara në Kosovë.

Po ashtu, Kosova nuk mund të identifikohet përmes domenit, e që do të mund të shfrytëzohej për promovim të shtetit.

Rruga drejt sovranitetit digjital

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i Kosovës prej vitesh ka tentuar që të negociojë ndarjen e domenit shtetëror në internet për Kosovën.

Por, siç i kanë thënë zyrtarë të ARKEP-it Radios Evropa e Lirë, ky është një proces i gjatë negociatash.

Nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i Kosovës –ARKEP, ka thënë se duhet angazhim më i madh institucional në Kosovë për të arritur deri te sigurimi i domenit shtetëror për Kosovën.

“ARKEP-i ka hartuar të gjitha dokumentet e nevojshme lidhur me operimin e Regjistrit të ccTLD, përfshirë këtu edhe raportet e detajuara për mënyrën e marrjes së kodit, praktikat e vendeve tjera dhe rrugën që duhet ndjekur, të cilat dokumente gjithashtu i janë dërguar Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht Ministrisë/ve përkatëse”, thuhet në përgjigjen e ARKEP-it.

Në Agjendën Digjitale për Kosovën, 2013-2020, ishte kërkuar nga ARKEP-i, që t’i kryente të gjitha detyrimet e përcaktuara nga Korporata e Internetit për Caktimin e Emrave dhe Numrave (ICANN).

ICANN është organizata ndërkombëtare jofitimprurëse që merret me caktimin e domeneve.

Por, marrja e domenit nga ana e Kosovës komplikohet edhe më shumë për shkak të mungesës së anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, (OKB), si dhe në disa mekanizma të tjerë të kësaj organizate.

Kosovarët, ndër të parët për përdorim të internetit

Kosovarët janë ndër të parët në Evropë sa i takon përdorimit të internetit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rezulton se në vitin 2018, 93.2% e ekonomive familjare në Kosovë kanë pasur qasje në internet nga shtëpitë, nga çfarëdo pajisje.

Ndërsa, vetëm 6.6% e ekonomive familjare ishin deklaruar se nuk kanë pasur qasje në internet nga asnjë lloj pajisjeje.

Qasja në internet, kryesisht ka qenë nga telefoni celular, pasuar nga llaptop/kompjuter portativ, kompjuter desktop, tablet etj.

Previous Post

Spanja synon ndryshimin e ligjit për abortin

Next Post

17-vjeçari, golashënuesi më i ri i Francës i 100 viteve të fundit

albnews

albnews

Related Posts

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten
Kosova

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë
Kosova

Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë

13 May, 2025
Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj
Kosova

Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj

12 May, 2025
Next Post
17-vjeçari, golashënuesi më i ri i Francës i 100 viteve të fundit

17-vjeçari, golashënuesi më i ri i Francës i 100 viteve të fundit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM