Kosova e pamposhtur, barazon me Danimarkën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka përfunduar me barazim ndeshja e Kosovës ndaj Danimarkës, ku djemtë e Kombëtares sonë patën një paraqitje të mirë.

Kosova ka kaluar e para në epërsi me golin e shënuar nga Amir Rrahmani (42’). Kurse lojtari danez Christian Eriksen (63’) që ka shënuar nga pika e bardhë për Danimarkën, për të barazuar rezultatin 1-1.

I kanë mjaftuar vetëm tre minuta Kosovës që ta riktheji epërsinë ndaj Danimarkës dhe ishte Bersant Celina (66’), ai që shënoi për rezultatin 2-1.

Por Kosova nuk u tregua e vëmendshme deri në fund, duke i lejuar mundësi Danimarkës që të barazoi rezultatin, pasi Emile Hoejbjerg (90’), shënoi golin e barazimit, me të cilin rezultat përfundoi takimi.   

Kosova ka pasur mundësi që të shënojë edhe së paku një gol, me një rast të mirë të humbur nga Muriqi dhe po ashtu referi nuk akordoi një penallti për Kosovën.

Të kujtojmë se referi pati edhe lëshime tjera ndaj Kosovës, duke mos treguar referim korrekt.

Edhe barazimi është një sukës i madh për Kosovën, pasi Danimarka është superfuqi e futbollit në Botë.

Kosova të hënën ndeshet me Bullgarin në ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin 2020.

Share This Article