Kosova e paprekur nga koronavirusi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me gjithë përhapjen e virusit vdekjeprurës pothuajse në të gjithë botën, Kosova vazhdon të mbetet vend i sigurt për qytetarët e saj.

Nga data 08.02.2020 deri më 08.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 57 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së se nuk ka asnjë rast të dyshimtë në COVID-19 dhe nuk është testuar asnjë mostër në virusin SARS-CoV-2.

Nga data 1.02.2020 deri më 8.03.2020 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 3.360 udhëtarë.

Në Aeroportin “Adem Jashari” 475 udhëtarë, Merdare 1.464, Vërmicë 1.021, Jarinje 219, Dheu i Bardhë 70, Hani i Elezi t 66, Kullë 25, Qafë Morinë 13 dhe Bërnjak 7 udhëtarë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 8 mars 2020, janë raportuar gjithsej 105.828 raste me COVID-19 dhe gjithsej 3.584 raste të vdekjes, derisa në BE dhe Britani të Madhe janë raportuar 9.161 raste me COVID-19 dhe 251 raste të vdekjes Itali (233), Francë (10), Spanjë (5), Britani e Madhe (2) dhe Holandë (1).

Share This Article