Kosova e para në botë për numrin më të madh të rasteve të reja me COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E para në botë është radhitur Kosova për numrin më të madh të rasteve të reja të infektuara me COVID-19, bazuar në numrin e popullsisë. Vendi ka lënë pas SHBA-në, Indinë e Brazilin. Në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje po lëvdon ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia për menaxhimin e mirë të pandemisë, shëndeti i qytetarëve po rrezikohet nga virusi COVID-19, e vendi po radhitet i pari në statistikat për infektime.

Kosova radhitet e para në botë për numrin më të madh të rasteve të reja të infektuara me COVID-19 në 100 mijë banorë, raporton Gazeta Express.

Në faqen botërore të statistikave, Kosova është radhitur e para në listë  me numrin më të madh të rasteve të reja, e pas vendit është Amerika, India, Brazili e Rusia.

Share This Article