ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të enjten mbledhja e parë Itali-Shqipëri/ Zbardhen detaje nga takimi, cilat do të jenë ‘shtyllat’ e diskutimeve 2 minutes ago
U mor nën hetim nga Prokuroria e Kosovës për shpërdorim detyre, reagon ministrja e Industrisë: Ndihem krenare për punën që kam bërë 8 hours ago
Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi 12 hours ago
FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit 15 hours ago
EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena 16 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kosova e Serbia mirëpresin emërimin e Palmerit përfaqësues të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin

albnews by albnews
31 August, 2019
in Kosova
0
Palmer: Kosovës i duhet një qeveri e re për ta hequr taksën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Matthew Palmer do të jetë Përfaqësuesi i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor.

Vendimi i sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, për emërimin e Palmerit në këtë pozitë, është mirëpritur nga Prishtina dhe Beogradi, raporton KTV.

Për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ky veprim nënkupton angazhim shtesë të SHBA-së për integrimin e Ballkanit.

RelatedPosts

U mor nën hetim nga Prokuroria e Kosovës për shpërdorim detyre, reagon ministrja e Industrisë: Ndihem krenare për punën që kam bërë

Dyshime për manipulim votash në Kosovë

Hill: Nuk besoj dhe as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

“Mirëpres rolin në rritje të SHBA-së në integrimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit tonë në Klubin e shteteve Euro-Atlantike”, ka shkruar Thaçi.

kryediplomati kosovar në dorëheqje, Behgjet Pacolli, ka thënë se Palmeri është mik i madh i Kosovës dhe përkrahës i integrimit të saj në NATO, BE dhe OKB.

“Përvoja dhe njohuria e tij për rajonin është e vlefshme dhe e nevojshme në një kohë kur rajoni duhet të përparojë në lidhje me fqinjësinë e mirë dhe integrimin euro-atlantik”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

E, homologu serb i Pacollit, Ivica Daçiq, e sheh këtë emërim si shenjë që administrata amerikane dëshiron që të gjejë një zgjidhje për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Daçiq ka thënë në televizionin publik të Serbisë se formati i dialogut në Bruksel, nuk do të ndryshojë.

“Kjo është një shenjë që Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të zyrtarizojnë në një farë mënyre atë që po thonë vazhdimisht dhe kjo do të thotë të inkurajojë një zgjidhje të shpejtë të çështjes, domethënë, të inkurajojë të gjitha palët në Ballkanin Perëndimor të ndërtojnë paqen dhe stabilitetin rajonal”, ka thënë ai.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se si Përfaqësues i Posaçëm, Matthew Palmeri, më një shtator, do të shkojë në Slloveni për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Ai gjithashtu, do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në takimin e Drejtorëve të Quint-it për Ballkanin në Bruksel dhe do të marrë pjesë në takimet që do të mbahen në Vjenë dhe në Podgoricë, përkatësisht më 4 dhe 10 shtator.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të enjten mbledhja e parë Itali-Shqipëri/ Zbardhen detaje nga takimi, cilat do të jenë ‘shtyllat’ e diskutimeve

Të enjten mbledhja e parë Itali-Shqipëri/ Zbardhen detaje nga takimi, cilat do të jenë ‘shtyllat’ e diskutimeve

12 November, 2025
U mor nën hetim nga Prokuroria e Kosovës për shpërdorim detyre, reagon ministrja e Industrisë: Ndihem krenare për punën që kam bërë

U mor nën hetim nga Prokuroria e Kosovës për shpërdorim detyre, reagon ministrja e Industrisë: Ndihem krenare për punën që kam bërë

12 November, 2025
Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi

Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi

11 November, 2025
FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result