ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë 5 hours ago
Berisha lojtar i ndeshjes, Shehu jep asist 5 hours ago
Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit 5 hours ago
Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024 5 hours ago
Sunderland i Granit Xhakës frenon dhe Arsenalin; barazim 2-2 në frymën e fundit 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kosova e Serbia përplasen në Këshillin e Sigurimit, ndërhyn edhe Rusia

albnews by albnews
19 October, 2022
in Kosova
0
Kosova e Serbia përplasen në Këshillin e Sigurimit, ndërhyn edhe Rusia
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Thirrjet që Kosova dhe Serbia të shmangin retorikën nxitëse dominuan mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Shefja e Misionit të OKB-së, Caroline Ziadeh, tha se përshkallëzimi i tensioneve gjatë muajve të fundit rrezikoi përparimet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

“Që prej vitit të kaluar vumë re përshkallëzim të retorikës politike mes Prishtinës dhe Beogradit, e po ashtu disa episode të tensioneve akute në terren. Kjo vuri në rrezik përparimet e arritura përmes bisedimeve të lehtësuara nga BE-ja”, tha Ziadeh.

RelatedPosts

Kurti përuron dronin “Skifteri” të prodhuar në Kosovë

Ekzekutoi dy vëllezërit e bashkëshortes në Mitrovicë! Lihet në burg Astrit Isufi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Analiza e REL/ Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Në takimin ku u prezantua raporti 6-mujor për Kosovën, palët akuzuan njëra-tjetrën për nxitje tensionesh. Ministri serb i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviç, tha se “veprimet e njëanshme të Prishtinës kanë thelluar ndarjet etnike”. Ai akuzoi Kosovën për mospërmbushjen e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe për siç tha “sabotimin e përpjekjeve paqësore të Serbisë dhe të Bashkimit Evropian”.

Duke folur për dialogun, Selakoviç u shpreh se kërkesa e Prishtinës zyrtare për njohje reciproke tregon mosgatishmëri për të gjetur ndonjë zgjidhje kompromisi. “Duke insistuar vazhdimisht në njohjen e ndërsjellë si pjesë qendrore e dialogut, e ashtuquajtura politikë e reciprocitetit demonstron mungesën e vullnetit thelbësor të lidershipit aktual politik të Prishtinës për të gjetur ndonjë zgjidhje kompromisi”, tha ai.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla – Schwartz tha se Kosova ngul këmbë që Serbia t’u përmbahet marrëveshjeve që i ka nënshkruar, përfshirë atë për lëvizjen e lirë dhe përdorimin e targave të makinave.

Gërvalla theksoi se kërcënimet për paqen dhe qëndrueshmërinë bëhen nga Beogradi dhe se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar destabilitet në fund të muajit kur edhe përfundon periudha kalimtare për zëvendësimin e targave të makinave. “Serbët ekstremistë po ndjekin dhe po frikësojnë në mënyrë brutale bashkëqytetarët e tyre duke ua djegur edhe veturat që kanë ndërruar targat”, tha ajo.

Gërvalla kritikoi Beogradin për “harmonizim të politikave me Rusinë”, dhe theksoi se “Serbia është bërë kërcënimi i dytë më i rrezikshëm i Evropës, pas Rusisë”. Kjo nxiti reagimin e përfaqësuesit rus Vasily Nebenzya.

“E këshillojmë zonjën Gërvalla që të mos përpiqet të filozofojë dhe të bëjë përpjekje të bëjë analiza gjeopolitike të situatës, por të merret me situatën e sigurisë në Kosovë e cila po përkeqësohet”, tha ai.

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të shmangin tensionet për targat dhe të arrijnë një marrëveshje e bazuar te njohja reciproke.

Ai kërkoi që Këshilli i Sigurimit të nisë procedurat për përmbylljen e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, qëndrim i mbështetur edhe nga përfaqësuesi i Shqipërisë, Ferit Hoxha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë

Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë

8 November, 2025

Berisha lojtar i ndeshjes, Shehu jep asist

8 November, 2025
Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit

Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit

8 November, 2025
Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024

Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024

8 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result