Berisha lojtar i ndeshjes, Shehu jep asist

albnews
By
1 Min Read

Taulant Seferi ishte protagonist absolut në fitoren 5-0 që skuadra e tij Bodrumspor arriti në Ligën e Parë turke kundër Istanbulspor.

Sulmuesi shqiptar realizoi 2 gola spektakolarë. I pari ishte një goditje nga jashtë zone që u ndal në cepin e portës, ndërsa i dyti një galopim nga mesfusha me topin në këmbë për të thyer portierin kundërshtar.

Me këtë dopietë, Seferi ka arritur kuotën e 9 golave sezonalë. Në këtë ndeshje ishte titullar edhe mbrojtësi Arlind Ajeti.

Edhe mesfushorët e Kombëtares po kalojnë një formë të shkëlqyer. Medon Berisha është përzgjedhur sërish lojtari më i mirë në Serinë A në barazimin 0-0 të Leçes kundër Veronës. Ndërkohë, Julian Shehu ka dhënë asist në kampionatin polak me ekipin e tij, i treti sezonal, që e konfirmon si një nga lojtarët më produktivë.

Share This Article