• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 9, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
“Kosova e Serbia të futen në një epokë të re”/ REL: Borrell i kërkon palëve të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit

“Kosova e Serbia të futen në një epokë të re”/ REL: Borrell i kërkon palëve të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit

by albnews
17 March, 2024
in Kosova
0
22
VIEWS

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë të dielën se tani është koha që Kosova dhe Serbia t’i japin fund krizës dhe tensioneve dhe të ecin përpara në një “epokë të re evropiane” duke e zbatuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore.

Borrell tha më 17 mars, një ditë para njëvjetorit të arritjes së Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë se “është për të ardhur keq që, përkundër përpjekjeve gjithëpërfshirëse nga BE-ja dhe nga bashkësia ndërkombëtare, deri tani Kosova dhe Serbia kanë shënuar përparim shumë të kufizuar në zbatimin e obligimeve që i pranuan sipas kësaj marrëveshjeje”.

Më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes. Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Brukseli ka akuzuar të dyja palët për moszbatim të marrëveshjes. Shefi i diplomacisë evropiane tha se pret nga liderët e Kosovës dhe Serbisë të tregojnë “përgjegjësi, vizion dhe lidership duke shënuar përparim në zbatimin e marrëveshjes pa vonesa”. Zyrtarë të lartë të Kosovës dhe Serbisë kanë shprehur vazhdimisht qëndrime që lënë të kuptohet se nuk janë të gatshëm t’i përmbahen marrëveshjes.

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, këmbëngul në nënshkrimin e marrëveshjes, pasi, siç konsideron ai, kjo do të ishte garanci që edhe Serbia do t’i përmbushte obligimet e saj. Në mes të janarit të këtij viti, ai tha po ashtu se Asociacioni i komunave me shumicë serbe “nuk është prioritet” për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe se nuk duhet veçuar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më herët se nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje që do të nënkuptonte njohjen e Kosovës apo anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara. Më 14 dhjetor, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, dorëzoi një letër zyrtare në selinë e Bashkimit Evropian, duke shprehur rezerva për detyrimet që dalin nga marrëveshja dhe aneksi për zbatimin e saj. Borrell tha se në kohë të “luftërave të papara në kontinentin tonë”, arritja e një marrëveshjeje që premton paqe, stabilitet dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore “ishte arritje historike”.

Ai i paralajmëroi si Kosovën, ashtu edhe Serbinë, se e ardhmja e tyre evropiane varet nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje dhe se ajo është detyrim për to në përputhje me ligjin ndërkombëtar. “Mungesa e zbatimit, jo vetëm që ua rrezikon palëve integrimin evropian, por edhe ua dëmton reputacionin si partnerë të besueshëm”, tha ai. Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur prej 1 shkurtit, kur nisi të zbatohet një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës që parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme, duke ndaluar dinarin serb.

Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre në dinarë – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë. BE-ja ka njoftuar se më 19 mars në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve, Kosova dhe Serbia do të diskutojnë për çështjen e dinarit.

Blloku evropian, por edhe Shtetet e Bashkuara, kanë kritikuar vendimin për dinarin, duke thënë se ai është marrë pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimet negative që ka te komuniteti serb. Uashingtoni i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë pezullojë vendimin, por deri më tani Qeveria e Kosovës nuk ka shfaqur sinjale se do të tërhiqet nga kjo rregullore.

Previous Post

Arsimi në gjuhën shqipe në Zvicër, firmoset marrëveshja, Ambasada shqiptare: Së bashku do të ofrojmë platformë më të gjerë

Next Post

“President i përjetshëm!”/ Si e ka mbajtur Vladimir Putin pushtetin për gati 24 vjet?

albnews

albnews

Related Posts

Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë
Kosova

Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

9 May, 2025
Tragjedi në Prishtinë, 34-vjeçari plagos të dashurën dhe më pas vetëvritet
Kosova

Tragjedi në Prishtinë, 34-vjeçari plagos të dashurën dhe më pas vetëvritet

9 May, 2025
Vota e fshehtë dështon për herë të 13-të konstituimin e Kuvendit në Kosovë
Kosova

Vota e fshehtë dështon për herë të 13-të konstituimin e Kuvendit në Kosovë

9 May, 2025
Next Post
“President i përjetshëm!”/ Si e ka mbajtur Vladimir Putin pushtetin për gati 24 vjet?

"President i përjetshëm!"/ Si e ka mbajtur Vladimir Putin pushtetin për gati 24 vjet?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Momenti kur një dron u përplas në një ndërtesë qeveritare në Belgorod të Rusisë

Momenti kur një dron u përplas në një ndërtesë qeveritare në Belgorod të Rusisë

9 May, 2025
Sondazhi për femrat më të bukura në botë, ja ku renditen vajzat shqiptare

Sondazhi për femrat më të bukura në botë, ja ku renditen vajzat shqiptare

9 May, 2025
Dollari amerikan ‘merr kthesën’ – Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan ‘merr kthesën’ – Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

9 May, 2025
Politico.eu: Mjeshtri i zgjedhjeve të Trump-it punon për të larguar qeverinë e Edi Ramës

Politico.eu: Mjeshtri i zgjedhjeve të Trump-it punon për të larguar qeverinë e Edi Ramës

9 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4668 shares
    Share 1867 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2375 shares
    Share 950 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1856 shares
    Share 742 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM