Kosova eliminohet në parakualifikime

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka humbur edhe ndeshjen e dytë brenda dy ditëve për të konfirmuar eliminimin në fazën e parë parakualifikuese të Botërorit 2023. Pas humbjes nga Luksemburgu të enjten mbrëma, Kosova të shtunën pësoi edhe nga Përfaqësuesja e Sllovakisë në ndeshjen më vendimtare të Grupit B parakualifikues.

Ndeshja e luajtur në Prishtinë, përfundoi me rezultatin 77:73 në të mirë të Sllovakisë, që me këtë fitore avancoi në fazën kualifikuese të Botërorit 2023. Me këtë fitore, Sllovakia doli e dyta në grup me nëntë pikë dhe së bashku me Islandën që është lidere e Grupit B me 11 pikë, avancuan tutje. Kosova përfundoi e fundit në tabelë me tetë pikë, sa i ka edhe Luksemburgu pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara në këtë fazë parakualifikuese. Vladimir Brodziansky me 28 pikë e 18 kërcime, ishte më efikasi te Sllovakia që pati katër basketbollistë që ndeshjen e mbyllën me pikë dyshifrore.

David Abraham, Richard Korner e Simon Krajçoviq shënuan nga 12 pikë për kokë duke e ndihmuar Sllovakinë që të avancojë tutje. Në anën tjetër, te Kosova vetëm një lojtar e mbylli ndeshjen me pikë dyshifrore. Ishte kapiteni Dardan Berisha që regjistroi 24 pikë, shtatë kërcime e tri asistime që nuk mjaftuan për fitoren e Kosovës.

Share This Article