“Kosova është e përjetshme”, presidentja Osmani: Terroristët nuk na zmbrapsin, vetëm forcojnë vendosmërinë tonë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shprehur solidaritetin e saj me Policinë e vendit teksa situata në veri vijon të mbetet e tensionuar.

“Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës”, shkroi Osmani në Facebook.

“Të gjithë bashkë me një mesazh: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë! Faleminderit heronjve tanë në uniformë! Kosova është e përjetshme”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se Policia e Kosovës është sulmuar sot me arsenal armësh, përfshirë këtu edhe me granata dore, ku si pasojë e sulmeve një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur. Policia ka bërë të ditur po ashtu se edhe 3 sulmues serbë janë të vrarë në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë.

Share This Article